Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Antikomunizmi, kujtesa dhe ballafaqimi me të shkuarën tonë

Nga A2 CNN
5 Nëntor 2019, 10:18 | Aktualitet
Antikomunizmi, kujtesa dhe ballafaqimi me të shkuarën tonë

Delegacioni i Platformës së Kujtesës dhe Ndërgjegjes Europiane ndodhet ne Shqipëri, në kuadër të mbledhjes së 9-të Vjetore të Këshillit të Anëtarëve, organizuar në bashkëpunim me Institutin për Demokraci, Media dhe Kulturë.

Ky takim do t’u ofrojë mundësinë 50 përfaqësuesve ndërkombëtarë, aktorë të ndryshëm që punojnë në fushën e ballafaqimit me të shkuarën, të vizitojnë vendet të ndryshme të kujtesës në Tiranë, Shkodër dhe Lezhë.

Gjatë vizitës studimore në Shkodër është prezantuar edhe ekspozita “Totalitarizimi në Europë” te Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës. Publiku shqiptar do të njihet me totalitarizmin në: Shqipëri, Estoni, Letoni, Lituani, Poloni, Gjermani, Holandë, Çeki, Sllovaki, Hungari, Slloveni, Rumani, Bullgari dhe Ukrainë.

“Platforma me të gjithë anëtarët e saj mblidhen çdo vit. Unë propozova që të vijnë në Shqipëri pasi në kemi shumë probleme, kemi shumë pikëpyetje, kemi një lloj kaosi se çfarë ka ndodhur në 45 vite dhe kush është përgjegjës. Duke ftuar platformën këtu, e cila ka mbi 65 anëtarë në të gjithë botën, synimi ynë ishte që ta përdorim këtë vizitë edhe si një mjet presioni ndaj organeve vendimmarrëse që njëherë e mirë të ndajnë shapin nga sheqeri, kush kanë qenë viktimat dhe kush kanë qenë përgjegjësit. Duke mësuar nga përvoja e tyre të mësojmë edhe ne. Historia nuk bëhet nga lartë, por bazuar nga faktet dhe ne jemi të interesuar që ajo të dalë në shesh”, u shpreh Godole. “Donim të zhvillonim këtë takim në Tiranë pasi dëshirojmë të mësojmë sa më shumë nga eksperienca tragjike në Shqipëri. Ka vonesa, por ka edhe përpjekje nga miqtë tanë për të punuar në këtë apsket dhe ne e inkurajojmë këtë punë në ballafaqimin me të shkuarën. Mesazhi jonë do të ishte mbështetja që ne u ofrojmë këtyre institucioneve, por kjo nuk mjafton, nevojitet mbi të gjitha mbështetja e shtetit në këtë rrugë”, tha përfaqësuesi i Delegacionit Ndërkombëtar të kujtesës dhe Ndërgjegjes Europiane.

A2 CNN Livestream

Dita jonë