Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Atentati në Durrës, Rama reagon pas arrestimit të një të dyshuari

Nga A2 CNN
5 Nëntor 2019, 13:00 | Politikë
Atentati në Durrës, Rama reagon pas arrestimit të një

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas arrestimit të një personi, të dyshuar si autor i atentatit në Durrës, ku mbeti i plagosur Prokurori i këtij qyteti, Arjan Ndoja.

“Përshëndes me respekt punën e shkëlqyer të Policisë së Shtetit për zbardhjen e ngjarjes kriminale, ku u implikua edhe prokurori i Durrësit”, shkruan Rama në Twitter.

Kryeministri paralajmëroi edhe masa speciale kundër grupit që ai e ka quajtur KÇK (kap çfarë të kapësh), në të cilin ka futur, siç ka thënë ai, “prokurorët që nuk e kanë kaluar vetting-un, që e dinë se nuk do ta kalojnë vetting-un”.

https://a2news.com/2019/11/05/atentati-ne-durres-arrestohet-si-i-dyshuar-redjan-rrahja/

“Do t’i nxjerrim “ujë të zi” foleve të krimit të organizuar dhe do të reagojmë frontalisht ndaj gjykatësve e prokurorëve të inkriminuar, që duan “të kapin ç’të kapin”, deri ditën kur kanë radhën e spastrimit nga Vetting-u”, shkroi Rama.

Për ngjarjen, Policia ka arrestuar deri tani një person të dyshuar si autor, 34-vjeçarin Redjan Rrahja.

https://a2news.com/2019/11/05/atentati-ne-durres-basha-lufte-e-paster-e-bandave-ne-pushtet/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani