Basha në Korçë: Në vitin e parë të qeverisjes, paga minimale 300 euro

Lulzim Basha e ndali rrugëtimin me të rinjtë e Korçës këtë pasdite. “Gjysma e miliona eurove që Rama ua shpërndan oligarkëve”, deklaroi kryedemokrati, “do të mjaftonin për të shkundur arsimin nga themelet”.

Basha u ndal edhe te ekonomia, ku premtoi pagë minimale 300 euro në muaj kur të vijë në pushtet.

“Do të ketë një rrogë minimale për shqiptarët. Kjo nuk është politikë e majtë. Është esenciale për vendin. Një familje që nuk ka rrogën minimale, është një familje e shokuar, e tronditur psikologjikisht, nuk siguron dot bukën e gojës. Nëse ka një kufi minimal për të jetuar, 160 mijë lekë të vjetra për person, do të këtë edhe një pagë minimale. Përllogaritjet tona janë të sakta, e kam deklaruar se në vitin tonë të parë të qeverisjes, do të jetë 300 euro në muaj. Kjo është për të siguruar mbijetesën dhe do të rrisë konsumin”, deklaroi lideri i Partisë Demokratike me të rinjtë korçarë.

Shkarkoni aplikacionin e A2