Basha vijon turin “Rrugëtimi për Shqipërinë”, ndalesa e radhës në Korçë

Pas takimit të zhvilluar me të rinjtë në Elbasan, në kuadër të turit të ri “Rrugëtimit për Shqipërinë”, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të udhëtojë sot drejt Korçës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryedemokrati Basha iu bën thirrje të rinjve dhe të rejave të këtij qyteti të bashkohen në orën 17:00 për të biseduar për problemet e tyre.

“Sot vijojmë në Korçë me “Rrugëtimin për Shqipërinë”. Ftoj të rinjtë dhe të rejat e Korçës të bashkëbisedojmë sot në orën 17:00”, shkruan Basha në Facebook.

Shkarkoni aplikacionin e A2