Bashkia: Transporti publik problematik, por modernizimi kushton

Genc Kojdheli, Drejtor i Përgjithshëm i Projekteve Strategjike dhe Zhvillimit Ekonomik në Bashkinë e Tiranës, pranoi problematikën e madhe të transportit publik, por siç u shpreh ai në “Dita Jonë” në A2, Shqipëria ka çmimin më të ulët të biletës ne rajon.

“Tirana ka çmimin më të lirë të biletës proporcionalisht dhe nominalisht në rajon. Dhe për sa i përket sa para merr qytetari mesatar krahasuar me sa paguan për transportin, por edhe për vleftën nominale. Kosto mesatare nëse paguan abonenë zbret nën 20 lekëshit. Pra nafta kushton njëlloj, kosto kapitale për autobusët, pra për t’i blerë, është njësoj, ndërsa bileta është më e lirë”, tha ai.

“Ne e dimë situatën sa e vështirë është, sa problematike është dhe sa punë duhet që ta rregullojmë sistemin. Por është bileta më e lirë në rajon, kostot janë njësoj, me përjashtim të kostos së krahut të punës, por që nuk është drastikisht e ndryshme. Por të ardhurat nuk janë njësoj”.

Kojdheli mohoi që Bashkia ka një projekt për rritjen e çmimit të biletës, por nuk përjashtoi mundësinë që qytetarët e Tiranës të paguajnë në formë taksë për një transport publik më cilësor.

“Ju pyesni me të drejtë, do të rrisni biletën? Jo. Por ka një alternativë tjetër që duhet diskutuar. I gjithë sistemi i transportit publik në Ballkan, në Europë po e po, është i subvencionuar nga shteti. Pra jepen para nga Bashkia në mënyrë që operatorët, përveç se të mbledhin para nga qytetarët, edhe incentivohen nga Bashkia. Ne paguajmë 0 lekë. Pra taksapaguesve sistemi i transportit publik i kushton 0 lekë. Dhe ka nevojë për një debat publik”, tha Kojdheli.

  • LAJMI I FUNDIT | A2 sjell histori të reja nga shqiptarët e bllokuar në Siri
  • LAJMI I FUNDIT | A2 vjen me dëshmitë e familjarëve të grave dhe fëmijëve në Al Hawl
  • LAJMI I FUNDIT | A2 udhëtoi në shtëpinë e Osamës, vogëlushit që ndodhet në Al Hawl
  • LAJMI I FUNDIT | Pas reportazhit të A2, Osamën e njohu xhaxhai i tij që jeton në Gostivar