Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

BE: lufta kundër ndryshimeve klimatike vijon edhe pa Amerikën

Nga A2 CNN
5 Nëntor 2019, 14:41 | Bota
BE: lufta kundër ndryshimeve klimatike vijon edhe pa Amerikën

Bashkimi Europian reagon me keqardhje për vendimin e Amerikës për t’u tërhequr nga Pakti i Parisit për Klimën.

Brukseli thotë se lufta kundër ndryshimeve klimatike do të vazhdojë edhe pa Shtetet e Bashkuara.

“Pritëm me keqardhje njoftimin e Shteteve të Bashkuara për tërheqjen nga Marrëveshja e Parisit. Punuam krah për krah me miqtë tanë amerikanë për të ndërtuar Paktin e Parisit në 2015, i cili tani është në fuqi dhe bën bashkë 194 shtete. Edhe pa një ndër ndotësit më të mëdhenj me gaz karboni, bota do të vazhdojë të përdorë Ujdinë e Parisit për të reduktuar ndotjen që po sjell një ndikim negativ për planetin”, tha Mina Andreva, zëdhënëse e Komisionit Europian.

https://a2news.com/2019/11/05/marreveshja-e-klimes-shba-nis-zyrtarisht-procesin-e-shkeputjes/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli