Dy murgesha shtatzënë, Kisha Katolike nis hetimet

Kisha Katolike ka nisur një hetim pasi dy murgesha misionare kanë mbetur shtatzënë duke punuar në Afrikë. Sipas Ansa, njëra prej tyre, kryemurgesha, është shtatzënë prej disa javësh.

Ndërsa tjetra është transferuar nga Siçilia në Palermo për të lindur fëmijën.

Ky skandal i dyfishtë ka shkaktuar shqetësim në hierarkinë e Kishës, tha një burim nga Roma për “The Sun”.

“Ka nisur një hetim pasi dy murgeshat kanë thyer rregullat strikte të Kishës Katolike”, shprehet i njëjti burim.

Shkarkoni aplikacionin e A2