E pabesueshme, Liverpool do të luajë njëkohësisht në Katar dhe Angli

Liverpool ka njoftuar se çerekfinalja e Carabao Cup ndaj Aston Villa do të luhet siç ishte vendosur, në 17 dhjetor, edhe pse dy ditë më vonë skuadra angleze do të jetë e angazhuar në Katar për Kupën e Botës për Klube.

Me anë të një komunikate zyrtare, Liverpool sqaron se do të përdorë dy skuadra njëkohësisht për këto dy aktivitete.

“Edhe pse nuk është skenari më i mirë, klubi nënvizon se u arrit në këtë zgjidhje duke marrë parasysh interesin e përbashkët të kompeticioneve dhe klubeve të tjera pjesëmarrëse në to. U diskutuan edhe data të tjera për ndeshjen ndaj Aston Villa, por asnjëra prej tyre nuk ishte e përshtatshme, pasi kompromentohej kompeticioni”, lexohet në komunikatën e Liverpool FC.

Shkarkoni aplikacionin e A2