Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 17%
  • Më i zënë në punë 67%
  • Ndihmon në shtëpi 17%

Edhe frutat kanë një “Michelangelo”, italiani mahnit me veprat e tij të ngrënshme

Nga A2 CNN
5 Nëntor 2019, 19:20 | Fotolajme

Shumë prej nesh kanë probleme edhe të qërojnë një mollë, pa lënë gjysmën e frytit bashkë me lëkurën.

Por ka dhe njerëz që këtë aktivitet shpesh herë të bezdisshëm, e kanë shndërruar në një formë të mirëfilltë arti. Dhe njëri prej tyre është shpallur madje si “Michelangelo i frutave, me dhjetëra mijëra fansa që e ndjekin në rrjetet sociale.

Quhet Daniele Barrësi, është një 29-vjeçar nga Kalabria e Italisë por i transferuar në Australi, nga ku skalit çdo material, nga sapuni tek polistiroli, por që ka marrë famë me skulpturat plot fantazi që krijon me fruta dhe perime të ndryshme.

Bostanë, mollë, karrota, kunguj, por edhe avokado dhe hudhra, Daniele merret me veprat e tij çdo ditë, duke krijuar trëndafila, zogj, figura gjeometrike të mahnitshme.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani