Falsifikimi i dokumenteve, ambasada e SHBA: Në disa raste kemi ekspozuar korrupsionin brenda Policisë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka bërë të ditur se agjentët e Shërbimit të Sigurisë Diplomatike në Shqipëri kanë shkatërruar disa rrjete të prodhimit të dokumenteve të rreme, në disa raste duke ekspozuar edhe korrupsionin brenda forcave të Policisë së Shtetit dhe Aparatit të Sigurisë së Aeroportit.

Në një video të postuar në Facebook, ambasada amerikane thotë gjithashtu se ka kryer trajnime në 80% të pikave të kalimit të kufirit në Shqipëri për të identifikuar më mirë dokumente udhëtimi false dhe të rreme.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë”

Ambasada e SHBA, Tiranë

Ambasada shprehet e përkushtuar që nëpërmjet agjentëve dhe hetuesve të posaçëm, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe prokurorët, punon për të gjurmuar dhe shkurajuar mashtrimin me anë të dokumenteve dhe për të sjellë përpara drejtësisë kriminelët përgjegjës për prodhimin, përhapjen dhe blerjen e tyre.

  • LAJMI I FUNDIT | Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha bashkëbisedim me gazetarët
  • LAJMI I FUNDIT | Basha: Rama tentoi të kapte dhe vendin në Kushtetuese që i takon presidentit
  • LAJMI I FUNDIT | Kreu i PD, Lulzim Basha: Vendi po noton në paligjshmëri totale
  • LAJMI I FUNDIT | Basha: Rama e ka jetike të kapë Kushtetuese pasi ajo do shqyrtojë 30 qershorin
  • LAJMI I FUNDIT | Basha: Rama për interesin e pushtetit po bllokon rrugën evropiane