Gjykata Kushtetuese, “ligjet” miratojnë raportin për kandidaturat

Komisioni i Ligjeve miratoi raportet mbi kandidaturat për dy vende vakante në Gjykatën Kushtetuese që duhen plotësuar nga Kuvendi. Këto raporte priten të shqyrtohen në seancën plenare të 13 nëntorit, ku deputetët do të zgjedhin mes tre kandidatëve të renditur me pikëzimin më të lartë nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Ata janë Arta Vorpsi, Fiona Papajorgji dhe Elsa Toska, për vakancën e parë.

Dy prej tyre, Arta Vorpsi dhe Elsa Toska garojnë edhe për vakancën e dytë. Disa ditë më pare, presidenti Meta plotësoi një tjetër vakancë duke zgjedhur Besnik Muçin.

Kreu i Shtetit ka kohë deri më datë 7 nëntor që të bëjë edhe përzgjedhjen e dytë, duke plotësuar kështu dy vakancat e tjera në kompetencën e tij. Kandidaturat në dispozicion të Metës janë përsëri treshja Arta Vorpsi, Fiona Papajorgji, Elsa Toska.

Duke iu referuar kësaj skeme, kreu i Komisionit të Ligjeve uroi që Gjykata Kushtetuese t’i rikthehet sa më shpejt funksionimit.

Shkarkoni aplikacionin e A2