Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Hetimet kundër Trump, publikohen dëshmitë vendimtare

Nga A2 CNN
5 Nëntor 2019, 17:34 | Bota

Hetimi i demokratëve për shkarkimin e presidentit Trump arriti nivele të reja të hënën, me publikimin e dëshmive kyçe, të dhëna pas dyerve të mbyllura.

Komente eksplozive të bëra nën betim, nga ish-ambasadorja amerikane në Ukrainë Marie Yovanovich dhe Michael McKinley, ish-ndihmës sekretarit amerikan të shtetit, i dorëhequr në shenjë proteste.

Yovanovitch e cilësoi si të pandershme politikën ndaj Ukrainës të drejtuar nga avokati personal i Trump Rudy Giuliani, dhe si një lojë një partiake.

Ish ambasadorja dëshmoi se në fund të vitit të kaluar kishte mësuar nga zyrtarët ukrainas se Giuliani dhe një ish-prokuror po orkestronin një plan në Ukrainë dhe se do ta përfshinin atë. Një zyrtar i lartë ukrainas e paralajmëroi të ruhej.

Marie Yovanovich

 “Fushata njollosëse e orkestruar nga ky kanal i parregullt ishte e suksesshme në largimin e ambasadores amerikane dhe dëmtimin e reputacionit të saj”, deklaroi demokrati Adam Schiff, kreu i Komisionit për Shërbimet.    

Pas sulmeve të përsëritura nga aleatët e Trump, si djali i tij Don Jr. dhe Giuliani, Jovanovitch kërkoi mendimin e ambasadorit në BE Gordon Sondland. Përgjigja e tij ishte e qartë, “ duhet të ndihmosh ose shko në shtëpi”. 

Gruaja dëshmoi se ishte ndjerë e kërcënuar dhe se Departamenti i Shtetit nuk kishte bërë asgjë për ta mbrojtur.

https://a2news.com/2019/09/23/akuzohet-se-i-beri-presion-ukraines-per-te-hetuar-biden-demokratet-kerkojne-shkarkimin-e-trump/

McKinley, nga ana e tij, tha se ishte shqetësuar nga raportimet se qeverive të huaja po u kërkohej të siguronin informacione negative për kundërshtarët politikë dhe nga përdorimi i ambasadorëve përtej oqeanit, për arritjen e objektivave politike në atdhe.

Ai dëshmoi se kishte shkuar tre herë tek Mike Pompeo për të sinjalizuar mbështetjen për Yovanovitch. Por Pompeo nuk u përgjigj. Kjo bie ndesh me deklaratën në  ABC News, ku sekretari i Shtetit  deklaroi: "Nuk e dëgjova kurrë të thotë diçka mbi shqetësimet e tij, lidhur me vendimin e marrë”.

Në qendër të hetimeve është biseda telefonike mes Trump dhe presidentit ukrainas Volodimir Zelenski, gjatë së cilës kreu i Shtëpisë së Bardhë kërkoi zhvillimin e hetimeve për rivalin politik Joe Biden në këmbim të ndihmës financiare. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë