Kampioni i botës me Italinë, trajneri i ri i Brescia

Drejtuesit e Brescia-s vendosën të shkarkojnë trajnerin Eugenio Corini për rezultate të dobëta në këtë nisje të sezonit në Serie A, humbja e fundit në fundjavë 2-1 nga Verona.

Ndërkohë, këtë të martë kanë zyrtarizuar edhe trajnerin e ri, i cili do të jetë ish-kampioni i botës me Italinë, Fabio Grosso.

Në 10 ndeshjet para në Serie A, Brescia ka arritur të marrë vetëm 7 pikë dhe ndan vendin e fundit me Spalin.

Kjo nuk do të jetë aventura e parë për Grosson si trajner, pasi në të kaluarën ka drejtuar grupmoshat e Juventusit, Barin, por edhe Veronën gjatë sezonit të kaluar.

Shkarkoni aplikacionin e A2