Masat pas tërmetit, kontrolle në ndërtesat para vitit 1970

Të gjitha ndërtesat që janë ndërtuar para 50 viteve do t’i nënshtrohen kontrolleve teknike për sigurinë e tyre.

Këtu përfshihen godinat publike si shkollat e spitalet, ato me akses publik, si teatrot, kinematë, stadiumet, por edhe ndërtimet private me vlerë të paktën 100 milionë lekë.

Kjo është nisma e fundit e qeverisë, marrë shkas nga tërmeti i 21 Shtatorit që shkaktoi dëme të konsiderueshme në shumë pallate, apo ndërtesa publike si Fakulteti Gjeologji Miniera.

Auditimi teknik deri më tani ishte zbatuar vetëm për ndërtimet e reja. Sipas ligjit, pritet që kostot për kontrollet periodike që do të kryhen nga Instituti i Ndërtimit do të përballohen nga pushteti vendor.

Megjithatë, projektligji nuk jep asnjë shpjegim se çfarë do të ndodhë më pas me godinat që shpallen të pasigurta apo me probleme. Mbetet në dorë të qeverisë të vendosë me Vendim të Këshillit të Ministrave se si do të veprohet dhe kush do të paguajë për rikonstruksionin.

Shkarkoni aplikacionin e A2