Meta iu jep titullin “Mjeshtër i Madh” 4 ish-futbollistëve

Katër ish-futbollistë të shquar shqiptarë janë vlerësuar me titullin “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti Ilir Meta.

Ilias Çeço, Faruk Sejdini, Skënder Gega dhe Gani Merja (Pas Vdekjes) u vlerësuan në një ceremoni të mbajtur këtë të martë në Presidencë.

“Mes shumë emocionesh, pata sot nderin dhe kënaqësinë, të vlerësoj me Titullin “Mjeshtër i Madh” katër kampionë të futbollit shqiptar, që me dashurinë për sportin, shpirtin e ekipit, pasionin dhe krenarinë për të dhënë më të mirën për Kombëtaren Kuqezi, kanë frymëzuar gjenerata sportistësh dhe të rinjsh:
Ilias Çeçon, “dirigjentin” e madh të “Dinamos” dhe Kombëtares së viteve ’60-’70;
Faruk Sejdinin, mbrojtësin e jashtëzakonshëm taktik, modern dhe inteligjent të “Dinamos” dhe ekipit Kuqezi;
Skënder Gegën, futbollistin kampion të “Partizanit”, por edhe trajnerin e suksesshëm që u riktheu të kuqve pas gati çerek shekulli titullin “Kampion”;
Dhe të paharruarin Gani Merja, lojtarin e përsosur të “Partizanit” dhe ekipit Kombëtar.
Çeço, Sejdini, Gega dhe Merja janë shembuj vlerash të pamohueshme për brezat e rinj, për të kuptuar se pa sakrifica, pa pasion dhe pa profesionalizëm nuk mund ketë të sukses”, shkroi Meta më pas në Facebook.

  • LAJMI I FUNDIT | Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha bashkëbisedim me gazetarët
  • LAJMI I FUNDIT | Basha: Rama tentoi të kapte dhe vendin në Kushtetuese që i takon presidentit
  • LAJMI I FUNDIT | Kreu i PD, Lulzim Basha: Vendi po noton në paligjshmëri totale
  • LAJMI I FUNDIT | Basha: Rama e ka jetike të kapë Kushtetuese pasi ajo do shqyrtojë 30 qershorin