Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Pakti bërthamor në rrezik, presidenti iranian: Rinisim pasurimin e uraniumit

Nga A2 CNN
5 Nëntor 2019, 13:40 | Bota
Pakti bërthamor në rrezik, presidenti iranian: Rinisim pasurimin e

Irani zvogëlon përkushtimin për paktin bërthamor të 2015-ës me Fuqitë e Mëdha. Presidenti Hassan Rouhani, tha gjatë një fjalimi të transmetuar nga televizioni shtetëror se do të rinisë me pasurimin e uraniumit në impjantin Fordow. Ai urdhëroi autoritetet që të nisin me injektimin e gazit në mbi 1 mijë centrifugat e impiantit të pasurimit të uraniumit.

“Sigurisht, për këtë hap të ri, do të njoftojmë të gjitha shtetet pjesëmarrëse të ujdisë bërthamore si dhe vendet mike. Aktiviteti i ri do të bëhet nën vëzhgimin e Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike të OKB-së”, u shpreh presidenti Rouhani.

Vendimi për reduktimin e përkushtimeve në marrëveshjen nukleare është i kthyeshëm dhe Rouhani premton se do t’i kthehet respektimit të plotë të ujdisë nëse të njëjtën gjë do të bëjnë dhe shtetet nënshkruese të mbetura.

Presidenti shton më tej se me kushtet aktuale të paktit ndërkombëtar, Irani lejohet të vendosë në punë centrifugat në Fordow, por pa injektuar gaz që do të pasuronte uraniumin. Kriza për këtë çështje nisi pas tërheqjes së Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja bërthamore dhe pas vendimit të presidentit Donald Trump për të rikthyer sanksionet ndaj shtetit dhe zyrtarëve të Iranit. Washingtoni ka dëmtuar ekonominë e Teheranit duke penguar dhe eksportet e naftës. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli