Paralajmërimi i Daçiç: Deri në fundvit, 4-5 shtete tërheqin njohjen për Kosovën

Serbia vazhdon fushatën kundër Kosovës. Ministri i jashtëm, Ivica Daçiç tha se deri në fund të këtij viti, 4 ose 5 shtete do të tërheqin njohjen e tyre për pavarësinë e Kosovës.

Për vijimin e kësaj fushate, Daçiç tha se është dakordësuar me presidentin Aleksandër Vuçiç.

“Sa herë takohem me presidentin, përkushtimi ynë mbetet i njëjtë lidhur me këtë çështje”, është shprehur ministri i Jashtëm për mediat në Beograd.

Daçiç nënvizon se pa këtë dakordësi, fushata për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës nuk do të ishte e mundur. Kjo sjellje e Serbisë ishte nder arsyet kryesore për vendosjen e taksës 100% nga qeveria e Prishtinës vitin e kaluar.

Shkarkoni aplikacionin e A2