Pasi bëri të heshtë San Siron, Slavia përsërit veten në Camp Nou

Slavia e Pragës, ashtu siç bëri në San Siro ndaj Interit, ka arritur që të marrë një barazim edhe në Camp Nou ndaj Barcelonës.

Ekipi çek barazoi 0-0 ndaj katalanasve, falë edhe performancës së portierit Kolar, i cili shpëtoi ekipin në disa raste.

Ndërkohë, VAR-i anuloi për pozicion jashtë loje të Messit një gol të Arturo Vidal.

Pavarësisht hapit fals, Barcelona ruan kryesimin e grupit F me 8 pikë, ku bëjnë pjesë edhe Borussia Dortmund dhe Inter.

Ndërsa në ndeshjen tjetër të Champions League që u luajt pasdite, Leipzig fitoi 2-0 në transfertë ndaj Zenit, duke kryesuar grupin G me 9 pikë. Zenit dhe Lyon ndjekin me 4 pikë, ndërsa Benfica renditet e fundit me 3 pikë.

Shkarkoni aplikacionin e A2