Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

“Peshkonte” eurot në arkën e kishës me shirit ngjitës, kapet shqiptari në Itali

Nga A2 CNN
5 Nëntor 2019, 13:54 | Kronikë
“Peshkonte” eurot në arkën e kishës me shirit

Një shqiptar 47 vjeç u arrestua për herë të dytë nga policia e Bergamos në Itali, pasi vidhte paratë e kishës.

Olsingen Allkja ishte arrestuar para 5 vitesh në Milano, për vjedhjen e të hollave në arkën e kishës, ndërsa për vjedhjet në Bergamo ai përdorte një sistem të thjeshtë.

Allkja fuste një shirit me ngjitës në arkë dhe kartmonedhat mbeteshin aty. Prifti e pa, teksa largohej me 70 euro në xhep dhe e denoncoi menjëherë në polici. Shqiptari u arrestua në ambientet e kishës dhe siç bëjnë me dije mediat italiane, të cilat e publikuan këtë lajm, ai bëri “mea culpa”, duke pranuar mëkatin.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu