Pritet me protesta të dhunshme vizita e Mbretit Felipe IV në Barcelonë

Është pritur me protesta të dhunshme vizita e Mbretit Felipe IV në Barcelonë, i cili vizitonte rajonin, pas protestave të ditëve të fundit pro pavarësisë dhe për zgjedhjet e reja që pritet të zhvillohen.

Qindra mbështetës të pavarësisë ishin mbledhur në qendrën e qytetit dhe lëshuan thirrje kundër Mbretit, madje kishte dhe nga ata që mbanin në duar parulla me mbishkrimin “Katalonja nuk ka mbret”. Disa nga protestuesit shkuan dhe më tej duke djegur portretin e Mbretit Felipe.

Protestat pro pavarësisë së Katalonjës u rikthyen muajin e fundit pas një vendimi të Gjykatës së Lartë spanjolle për të dënuar me burgime të gjata disa nga liderët e rajonit për rolin e tyre në organizimin e referendumit për pavarësi.

  • LAJMI I FUNDIT | A2 sjell histori të reja nga shqiptarët e bllokuar në Siri
  • LAJMI I FUNDIT | A2 vjen me dëshmitë e familjarëve të grave dhe fëmijëve në Al Hawl
  • LAJMI I FUNDIT | A2 udhëtoi në shtëpinë e Osamës, vogëlushit që ndodhet në Al Hawl
  • LAJMI I FUNDIT | Pas reportazhit të A2, Osamën e njohu xhaxhai i tij që jeton në Gostivar