Reforma zgjedhore, mblidhen sot grupet e punës në Kuvend dhe PD

Reforma zgjedhore vazhdon, sikundër edhe puna  e ndarë e Parlamentit dhe opozitës së kryesuar nga Partia Demokratike jashtë tij.

Grupet e punës zhvillojnë sot mbledhjet e radhës. Në Parlament do të merret mendimi i organizatave të shoqërisë civile të specializuar në ekspertizë për ligjet dhe problematikat zgjedhore.

Te Partia Demokratike mbledhja pritet të fokusohet, jo vetëm te oponenca e draftit që po diskutohet në Kuvend mbi disa rekomandime të OSBE/ODIHR-it, sikundër vetë demokratët do të bëjnë propozimet e tyre lidhur me rekomandimet e OSBE-ODIHR.

Fokusi i të dy palëve është që reforma zgjedhore të kompletohet brenda dhjetorit, sipas këndvështrimeve të palëve. Por ndërkohë, nuk ka ende një shenjë për një dialog përbashkues.

Shkarkoni aplikacionin e A2