Rikthehet Champions League, sfidë vendimtare ajo mes Dortmund dhe Inter

Champions rikthehet sot në mbrëmje me duele spektakolare dhe vendimtare si ajo mes Dortmund dhe Inter. Gjermanët do të presin në ‘Signal Iduna Park’, zikaltrit me synimin për t’u hakmarrë për humbjen në “San Siro” por mbi të gjitha për të marrë 3 pikë që do t’i jepnin vendin e dytë.

Objektivi është i njëjtë edhe për skuadrën e Antonio Conte që vjen me moralin e duhur pas fitores ndaj Bologna. Humbja do të ishte fatale për secilën nga skuadrat që ndajn vendin e dytë me 4 pikë, por me Inter që ka avantazhin e përballjes direkte si dhe golavarazhit.

Me 7 pikë në vendin e parë në grupin F, Barcelona do të synojë sot fitoren përballë çekëve të Slavias së Pragës për të mbyllur çështjen e kualifikimit. Katalanasit vijnë nga një fundjavë e vështirë teksa u mundën nga Levante në kampionatin spanjoll. Gjithsesi në Europë ata mbeten të pamposhtur, ndërsa shihen edhe si favoritë kryesorë për fitimin e trofeut. Barça do të duhet të bëjë sot pa sulmuesin Luiz Suarez i cili ka marrë një dëmtim në pulpë pikërisht në ndeshjen e fundit në La Liga.

Kampionët e Liverpool përballen me belgët e Genk, në një takim ku fitorja është detyrim, kjo për faktin se të kuqtë ndodhen në vendin e dytë në grupin E me një pikë më pak se Napoli kryesues. Morali nuk mungon, pasi në Premier League, skuadra e Jurgen Klop arriti një përmbysje të çmendur vetëm pak sekonda nga fundi kundër Aston Villa. Takimi do të luhet në ‘Anfild’ përballë tifozerisë së zjarrtë të Liverpool, ndërsa një hap fals mund ti kushtojë anglezëve vendin e parë.

Shkarkoni aplikacionin e A2