Shqipëri-Francë, ka radhë për bileta, por UEFA ngurron të konfirmojë stadiumin

Radhë të shumta tifozësh në pritje për të marrë një biletë për ndeshjen e 17 nëntorit kundër Francës janë parë këtë të martë pranë dyqanit.

Megjithatë, UEFA ngurron të konfirmojë zhvillimin e ndeshjes në stadiumin e ri, “Arena Kombëtare”. Edhe pse inaugurimi i impiantit më modern në vend pritet të bëhet më 17 nëntor, në sfidën kundër kampionëve të botës, që mbyll kualifikueset e Europianit 2020, “drita jeshile” ende nuk ka ardhur.

Federata ka nisur shitjen e biletave në Arenën Kombëtare, edhe pse stadiumi pret ende certifikimin zyrtar nga Konfederata Europiane e futbollit. Në pritje të miratimit zyrtar, i cili pritet të vijë pas testit gjeneral të kësaj të diele, me ndeshjen e femrave Apolonia-Vllaznia, është lënë në fuqi plani “B”.

Në faqen zyrtare të UEFA-s, ndeshja Shqipëri-Francë figuron që do të luhet në Elbasan Arena, aty ku më parë Kombëtarja do të presë Andorrën. Natyrisht që kjo është vetëm një masë paraprake, në pritje të licencimit të stadiumit të ri.

Shkarkoni aplikacionin e A2