Siguria e rajonit, Ruçi: Europa, stereotipe të rrezikshme ndaj Ballkanit

“Europa Perëndimore po ushqen stereotipe të rrezikshme nga Ballkani Perëndimor dhe Europa Juglindore”. Kështu u shpreh Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruci, gjatë takimit vjetor të komisioneve parlamentare të Sigurisë dhe Mbrojtjes që u mbajt në Tiranë.

Ruçi foli për një negativizëm që tenton të shndërrohet në qendrime diskriminuese ndaj popujve të rajonit tonë.

“Kërcënimet transnacionale, terrorizmi, armët e shkatërrimit në masë, trafikimi, krimi i organizuar dhe trafiqe të tjera, bashkëjetojnë në rajonin tonë si me “demonët” e trashëguar apo qoftë dhe me ato që rikrijojmë periodikisht vetë ne. Pjesa tjetër e kontinentit dhe qytetërim perëndimor ka krijuar ose ushqen disa stereotipe të rrezikshme ndaj Evropës Juglindore dhe sidomos për Ballkanin Perëndimor. Ky negativizëm tenton të shndërrohet në qëndrime diskriminuese ndaj popujve që kanë një kontribut të spikatur për qytetërimin evropian”, tha Ruçi.

Shkarkoni aplikacionin e A2