Sigurimi i banesave, kompanitë e sigurimit: Të sigurohet çdo projekt ndërtimi

Pas tërmetit të 21 shtatorit, qeveria ndërmori nismën për të bërë të detyrueshëm sigurimin e banesave.

Teksa drafti nuk është bërë ende publik, kompanitë e sigurimit propozojnë që skema duhet të përfshijë jo vetëm pallatet e reja, por të gjitha projektet e ndërtimit. 

Ndërkaq, sa i përket ndërgjegjësimit të qytetarëve për të siguruar banesat, kryetari i Shoqatës së Siguruesve Shqiptarë, Avni Ponari, deklaron se mbetet në nivele shumë të ulëta, çka do të thotë se nisma të tilla duhet të bëhen të detyrueshme. 

Skema e re parashikon që pas marrjes së lejes, kompanitë e ndërtimit duhet të sigurojnë edhe policën e sigurimit për një periudhë 10-vjeçare. Pas kësaj periudhe, janë qytetarët ata që do të vendosin nëse do ta sigurojnë apo jo banesën e tyre.  

Shkarkoni aplikacionin e A2