Studimi në SHBA: Shtohen rastet e vdekjeve nga zemra

Pas më shumë se gjysmë shekulli në rënie, tashmë numri I personave që ndërrojnë jetë nga sëmuNdjet e zemrës po rritet përsëri.

Një studim i ri i publikuar në revistën “Kardiologjia”, realizuar nga Shoqata Amerikane e Mjekësisë, zbulon se numri i vdekjeve tek pacientët që vuajnë nga zemra është rritur me 8,5%, nga 2011 deri në fund të 2017.

Për të njëjtën periudhë, numri i pacientëve që kanë ndërruar jetë për shkak të një ataku kardiak është rritur me 38%. Ataku në zemër është kthyer në një vdekje të zakonshme, kryesisht pas komplikimeve kronike që ndodhin kur zemra nuk pompon dot mjaftueshëm gjak.

Sëmundjet e zemrës janë shtuar për shkak të obzitetit dhe diabetit, por pjesërisht edhe për shkak të plakjes së shpejtë të popullsisë, që është edhe shkaku më i përhapur. 80% e personave që kanë ndërruar jetë për shkak të problemeve me zemrën janë të moshave nga 65 vjeç e lart. Por, pritshmëritë janë edhe më pesimiste. Sipas kërkuesve, deri në 2030 do të ketë rritje me 44% të problemeve të zemrës, nga të gjashtëdhjetat e lart.

Tashmë, fokusi duhet të jetë parandalimi dhe trajtimi, për të ngadalësuar ritmin e rritjes së këtyre sëmundjeve. 

Shkarkoni aplikacionin e A2