Tre golat më të bukur të mbrëmjes në Champions League

Në 8 ndeshjet e mbrëmjes së të martës në Champions League u shënuan 29 gola.

Më poshtë, ju sjellim 3 golat më të bukur të kësaj mbrëmjeje në kompeticionin më të rëndësishëm për klube në Evropë.

3. Hirving Lozano (Napoli)

Sulmuesi i Napolit shënoi nga jashtë zone me një goditje të fortë, që nuk i la asnjë shans portierit të Salzburgut.

2. Lautaro Martinez (Inter)

Sulmuesi i Interit kaloi në avantazh zikaltërit që në minutën e pestë, pas një aksioni individual që çorientoi mbrojtjen e Borussia Dortmund.

  1. Geoffrey Kondogbia (Valencia)

Mesfushori i Valencias shënoi me të majtën një gol spektakolar nga distanca në fitoren e ekipit spanjoll ndaj Lille.

Shkarkoni aplikacionin e A2