Vijojnë operacionet kundër ISIS, Turqia arreston motrën e Al Baghdadit

Autoritetet turke bëjnë me dije se gjatë një operacioni të ri kundër terrorizmit në qytetet kufitare siriane ka arrestuar motrën e liderit të vrarë të ISIS, Abu Bakr Al Baghdadi dhe disa familjarë të tjerë të tij. Rasmiya Awad dhe familjarët e saj u kapën në qytetin e Azaz dhe aktualisht po merren në pyetje. Ende është e paqartë nëse ajo ka një rol të veçantë mes militantëve islamikë.

Një zyrtar i inteligjencës turke deklaroi se shpreson të marrë informacione të rëndësishme nga motra e Al Baghdadit për funksionimin e ISIS dhe strukturat e tij.

Zyra e informacionit të presidentit Erdogan e vlerësoi operacionin e fundit të ushtrisë dhe deklaroi se kjo tregon vendosmërinë e Turqisë për të luftuar Shtetit Islamik.

Lideri i ISIS Al Baghdadi vrau veten disa ditë më parë ndërsa ndiqej nga forcat speciale amerikane gjatë një aksioni për kapjen e tij në Barisha të Sirisë. Shteti Islamik përmes një mesazhi audio të publikuar online premtoi hakmarrje kundër Shteteve të Bashkuara.

Shkarkoni aplikacionin e A2