Vila në periferi, Basha: Gënjeshtrat, përpjekje e Ramës për të hequr vëmendjen nga skandalet e tij

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u prit sot në Korçë me një banderolë në hyrje të qytetit. Në banderolë shkruhej “Welcome Luli, një vilë për ty në Dardhë”.

Kjo vjen pak ditë pasi në media u përfol për zhvendosjen e liderit demokrat në një vilë luksoze në periferi të Tiranës.

I pyetur nga A2 për këtë çështje, Basha u përgjigj: “Nuk ka asnjë gënjeshtër që mund të më heqë nga detyra ime. Gënjeshtrat kundër meje dhe familjes sime janë një përpjekje cinike e Edi Ramës për të hequr vëmendjen nga lista e gjatë e dështimeve dhe skandaleve të tij. Nuk bëhem pjesë e kësaj loje, por jam në një tur për të diskutuar me qytetarët të vërtetën e hidhur dhe jo gënjeshtrat e qeverisë”.

Shkarkoni aplikacionin e A2