Vlorë, aksident te “Plazhi i Vjetër”, rëndë drejtuesi që u përplas me murin e banesës

Aksident në Vlorë ku dy mjete janë aksidentuar në rrugën që njihet si ajo e “Plazhit të Vjetër”.

Sipas dëshmive, një makinë tip FIAT ka goditur një automjet tjetër të tipit Honda, gjë që ka shtrënguar drejtuesin e FIAT-it të dalë nga rruga dhe të përplaset me murin e një banese.

Drejtuesi i mjetit të përplasur është transportua në spital dhe mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa dy persona të tjerë kanë plagë më të lehta.  

Shkarkoni aplikacionin e A2