Administrata pa paga, Financat: S’ka probleme me Thesarin

Një pjesë e administratës shtetërore, kryesisht në nivel vendor, nuk kanë marrë ende pagat e tetorit.

Burime zyrtare në Ministrinë e Financave konfirmojnë për A2 se nuk ka probleme me Thesarin e Shtetit dhe se fondet për pagat për këtë vit janë të siguruara deri në fund të dhjetorit, në mbyllje të vitit buxhetit 2019.

Ekspertët e dikasterit shpjegojnë se çdo institucion që dorëzon listë-pagesat e pagave dhe sigurimeve shoqërore i bëhet lëvrimi i fondeve direkt nga thesari, pa asnjë vonesë.

Rastet kur ka vonesa, ndodhin për shkak të mosdorëzimit në kohë të këtyre listë-pagesave nga vetë institucionet. Një pjesë e bashkive që rezultojnë debitore për sigurimet shoqërore kanë marrë udhëzim nga Ministria e Financave që listë-pagesat e pagave duhet t’i dorëzojnë njëkohësisht me ato të sigurimeve shoqërore.

Sipas ekspertëve të Financave, kjo ka shkaktuar vonesa në mënyrën sesi ato kanë proceduar. Pasi më përpara këto bashki i dorëzonin të ndara listë-pagesat e pagave dhe ato të sigurimeve shoqërore.

Shkarkoni aplikacionin e A2