Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Ambasadorja franceze: Shqipërisë nuk i janë mbyllur dyert drejt BE-së

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2019, 12:23 | Politikë
Ambasadorja franceze: Shqipërisë nuk i janë mbyllur dyert drejt

Ambasadorja franceze në vendin tonë, Christine Vasak, është shprehur nga Elbasani se vendimi i Këshillit Europian nuk ia mbyll dyert Shqipërisë.

Ajo thekson se tashmë duhet t’u rikthehemi gjërave thelbësore që nga baza.

“Vendimi i Këshillit të Europës nuk i mbyll dyert Shqipërisë. Është një vendim solemn, por nuk i mbyll dyert. Të gjithë shtetet luajnë një rol, dhe vendimi duhet unanim. Takimi në Zagreb ka shumë rëndësi pasi do të bisedohet për evoluimin e Shqipërisë dhe vendeve të tjera aspirante. Franca dhe Presidenti saj është shprehur qartë për mbështetjen që do t’i japë Shqipërisë dhe vendeve të tjera aspirantë”, tha ambasadorja franceze.

A2 CNN Livestream

Dita jonë