Arsenal i heq gradat, Xhaka mendon largimin në janar

Konflikti me tifozët e Arsenalit pritet të ndikojë në të ardhmen e Granit Xhakës. Pas zëvendësimit mes polemikave, prej fërshëllimave të tifozëve, mesfushorit me origjinë shqiptare i’u hoq shiriti i kapitenit, vetëm tre muaj pas votimit nga skuadra. Vendimi u mor nga trajneri Unai Emery, i cili ia komunikoi 27-vjeçarit.

As ndjesa publike e futbollistit nuk mjaftoi, me Xhakën që tani është i shqetësuar se mund të humbasë edhe vendin e titullarit në skuadër. Diçka e tillë do të ndikonte negativisht përpara Europianit 2020 dhe sipas mediave angleze, Graniti mund të largohet prej merkatos së janarit.

Gjasat janë që mesfushori të rikthehet në Bundesligën gjermane, aty ku shkëlqeu me Borusia Monchengladbach, nga ku u transferua tek Arsenal për 45 milionë euro në verën e vitit 2016.

Shkarkoni aplikacionin e A2