Atalanta merr pikën e parë në Champions ndaj një City pa portier. Reali shkatërron Gallatasarajin

Atalanta ka arritur të marrë pikën e parë në historinë e saj në Champions League, pasi barazoi në San Siro 1-1 ndaj Manchester City një ndeshje që shumë mirë mund ta kishte fituar.

Ekipi debutues italian kaloi në disavantazh që në fillim të pjesës së parë pasi Sterling finalizoi një aksion të bukur të lojtarëve të Guardiolës, por barazoi me Pasalic në pjesën e dytë dhe në 6 minutat e fundit të saj luajti me një lojtar më shumë.

Claudio Bravo u ndëshkua me të kuq, ndërkohë që City mbeti pa portier, duke qenë se Ederson ishte dëmtuar në pjesën e parë. Guardiola aktivizoi në portë mbrojtësin e djathtë, Kyle Walker, i cili e kaloi provën duke rezistuar mes shtyllave pa pësuar gol.

Ndërkohë, PSG kualifikohet në raundin pasardhës pasi fitoi 1-0 ndaj Club Brugge, ndërsa Reali përforcoi pozitat në vendin e dytë duke shkatërruar 6-0 Gallatasarajin në të njëjtin grup.

Në ndeshjet e tjera, Atletico Madrid humbi 2-1 ndaj Leverkusen në Gjermani, Dinamo Zagreb barazoi 3-3 ndaj Shakhtar Donetsk dhe Tottenham mposhti thellë 4-0 në Serbi Crvena Zvezdën.

Shkarkoni aplikacionin e A2