Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Atentati ndaj prokurorit/ Redian Rraja mohon akuzën, gjykata e lë në burg

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2019, 19:10 | Kronikë
Atentati ndaj prokurorit/ Redian Rraja mohon akuzën, gjykata e lë

Dy ditë pasi u ndalua si një nga atentatorët e prokurorit Arjan Ndoja, mikut të tij Aleksandër Laho dhe shoferit Andi Maloku, Redian Rraja mbërriti i prangosur në Gjykatën për Krimet e Rënda.

Kërkesa e tij për liri nuk u plotësua. Në përfundim të një seance të zhvilluar me dyer të mbyllura për shkak të sekretit hetimor, gjykata vendosi izolimin e Rrajës në qelitë e paraburgimit. Sipas burimeve pranë gjykatës, prova kryesore e prokurorisë kundër tij ishte një shenjë gishti e Rrajës në një palë syze të gjetura në mjetin që dyshohet të jetë përdorur nga autorët, mjet që u braktis në Shkafanë të Ishmit.

https://a2news.com/2019/11/05/atentati-ne-durres-arrestohet-si-i-dyshuar-redjan-rraja/

Jashtë sallës, avokati këmbënguli në pafajësinë e klientit të tij. 

Redian Rraja do të hetohet për akuzën e “vrasjes së funksionarëve publike” dhe “vrasje e dy ose më shumë personave mbetur në tentative” dhe “armëmbajtje pa leje”. Prokurorët kanë dyshime se kanë qenë të paktën tre persona në automjetin e atentatorëve të 1 nëntorit në mbikalimin e Shkozetit. 

https://a2news.com/2019/11/02/politika-per-ndojen-dhe-drite-hijet-e-karrieres-se-prokurorit-qe-pesoi-atentat/#utm_source=a2-related&utm_source=a2pages&utm_campaign=hp-related

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani