Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Atentati në Durrës, Gjykata jep masën e sigurisë për Rrajën: Drejtësia të bëjë punën e saj

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2019, 14:36 | Aktualitet
Atentati në Durrës, Gjykata jep masën e sigurisë për

Ndërsa Redjan Rraja është arrestuar si një nga personat e dyshuar si autorë i atentatit në Shkozet të Durrësit, ku një nga 3 personat e plagosur ishte edhe prokurori Arjan Ndoja, prokuroria është në pritje të përgjimeve të qelizave telefonike.

Mësohet se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar përgjimet telefonike të aparateve celularë të sekuestruara Redjan Rrajës, për të parë nëse ai ka qenë ose jo në vendin e atentatit.

Kjo pritet të jetë dhe argumenti i prokurorëve për të provuar autorësinë e tij në atentatit ndaj prokurorit Ndoja.

Hetimi është përqendruar te zbulimi i bashkëpunëtorëve të tij në këtë ngjarje. Dyshohet se Rrahja nuk ka vepruar i vetëm.

Ndërkohë, Gjykata vlerëson të ligjshëm arrestimin e Redjan Rrajës dhe cakton masën e sigurisë "arrest me burg" ndaj tij.

Mësohet se në sallën e gjyqit Rrahja është shprehur: “Shpresoj që drejtësia të bëjë punën e saj”.

https://a2news.com/2019/11/02/atentati-ne-durres-njeri-me-plumb-ne-nofull-tjetri-ne-shtyllen-kurrizore-prokuroret-nuk-marrin-dot-deshmi/
https://a2news.com/2019/11/02/politika-per-ndojen-dhe-drite-hijet-e-karrieres-se-prokurorit-qe-pesoi-atentat/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani