Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Basha: Po punojmë me ekspertë gjermanë për arsim dhe punësim për rininë

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2019, 17:52 | Politikë
Basha: Po punojmë me ekspertë gjermanë për arsim dhe

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë takimit me të rinjtë në Shkodër, deklaroi se “ajo që po përjetojmë sot nuk karahasohet as me periudhën më të errët të staniacionit”.

Sipas Bashës, “raporti i Bankës Botërore thotë se korrupsioni është dyfishuar krahasuar me vitin 2013 dhe është më keq se në vitin 2005”, por, kreu demokrat shtoi se “plaga më e madhe është ajo e emigracionit të rinisë”.

“Po ikin nxënësit dhe po boshatisen shkollat. Mësova se në Vukatanë brenda një nate kishin ikur 30 të rinj. Koha të bëhemi bashkë për t’i dhënë zgjidhje problemeve dhe pastaj të vëmë në jetë këto zgjidhje. Të kthejmë votën e lirë. Të kthejmë shpresën. Kemi gjithçka që duhet, duhet vetëm një qeveri që punon për mirëqenie. Shqipëria i ka mundësitë që t’i japë fund krizës, për këtë duhet ta çojmë këtë rrugë deri në fund”, theksoi Basha.

Më tej, kreu i PD-së nënvizoi se “modeli i qeverisjes me kriminelë është modeli që duhet të rrëzojmë dhe të ndërtojmë një model normal europian”.

Basha premtoi se “paratë e kontratave të koncensioneve abuzive do të shkojnë për rimbursimin e studimit të studentëve”.

“Po punojmë me ekspertët më të mirë gjerman të CDU në qeveri, që të hartojmë një plan që garanton arsim dhe punësim për rininë”, deklaroi Basha.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani