Bayern dhe Juve kualifikohen për në fazën tjetër të Champions

Bayern Munchen dhe Juventus kanë prerë biletën për në fazën tjetër të Champions League pasi fituan respektivisht ndaj Olympiakos dhe Lokomotivës së Moskës.

Lewandowski dhe Perisic ishin autorët e golave për bavarezët që mundën 2-0 grekët e Olympiakos. Bayern ka 12 pikë të plota pas 4 ndeshjeve të luajtura deri tani në grupin B, që përbëhet edhe nga Tottenham dhe Crvena Zvezda, dhe siguron vendin e parë të grupit.

Ndërkohë, Juventus fitoi 2-1 në Moskë me golat e Ramsey dhe Douglas Costa, duke siguruar kualifikimin, por jo vendin e parë të grupit, për të cilin do të luftojë me Atletico Madrid.

Shkarkoni aplikacionin e A2