Bojkotuan grumbullimin, Napoli paralajmëron padi ndaj lojtarëve

Napoli vazhdon të jetë në tension. Këtë mëngjes, pas rebelimit të djeshëm të lojtarëve për të qëndruar të grumbulluar, ata u stërvitën normalisht në Castel Volturno, por u kthyen sërish në shtëpitë e tyre.

Klubi anuloi rezervimin e hotelit ku duhet të qëndronin lojtarët deri ditën e dielë dhe pasditen e së mërkurës reagoi mbi ngjarjen, duke paralajmëruar ndëshkime për ta: “Klubi do të mbrojë të drejtat e tij ekonomike, të imazhit dhe disiplinore në instancat përkatëse”.

Gjithashtu, klubi bëri me faj trajnerin Carlo Ancelotti për këtë që po ndodh: “Sqarojmë se trajneri ishte përgjegjës mbi ditët e grumbullimit”.

Vetë Ancelotti kishte deklaruar të hënën se nuk ishte dakord me grumbullimin ndëshkues të klubit.

Napoli është në krizë rezultatesh dhe ka 11 pikë më pak sesa Juventusi kryesues i Serisë A.

Shkarkoni aplikacionin e A2