Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

‘‘Digjet’’ Britania, mijëra vetë në paradën e zjarrit

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2019, 14:40 | Bota

“Digjeni Boris”. Kjo ishte thirrja që shoqëronte parakalimin e shëmbëlltyrës gjigande të Boris Johnson, në paradën e famshme të zjarrit, e cila përkujton përpjekjen e dështuar të Guy Fawkespwr për të hedhur në erë parlamentin në 5 nëntor të vitit 1605.

Mijëra njerëz me kryqe të përfshirë nga flakët, marshuan përgjatë rrugëve të Lewes në paradën që i kushtohet gjithashtu edhe 17 martirëve protestantë të djegur në turrën e druve për besimin e tyre. 

Pjesë interesante e festivalit janë portretizimet satirike të personazheve të njohur. Këtë vit përveç Boris Johnson, protagonistë ishin lideri i Dhomës së Përfaqësuesve Jacob Rees-Mogg, Neptuni; Perëndia romake e luftës dhe Papa Françesku.

Siç e kërkon tradita, personazhet u dogjën në fund të festimeve. Parada u shoqërua me trazira, ndërsa një grup të rinjsh hodhën fishekzjarrë dhe iu vunë zjarrin kazanëve të plehrave. Disa persona u vunë në pranga, dhe sipas policisë së West Yorkshire, kanë nisur hetimet për identifikimin e personave të përfshirë.  

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani