Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

ISIS ndërron strategji, bën thirrje për xhihad ekologjik në Perëndim

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2019, 13:55 | Bota

Pas vdekjes së liderit Al Bagdadit, ISIS duket se do të ndryshojë dhe llojin e aksioneve dhe sulmeve ndaj vendeve perëndimore. Në një komunikatë të publikuar online ISIS nxit një lloj të ri xhihadi dhe iu drejtohet mbështetësve të ndezin zjarre në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë për të shkaktuar kaos ekologjik, në vazhdën e flakëve që përfshinë gjatë verës Kaliforninë dhe Spanjën.

Në një nga thirrje e drejtuar mbështetësve të ISIS shkruhet “Ndizni zjarr në pyjet e Amerikës, Francës, Britanisë dhe Gjermanisë, bëjini ata të ndjejnë dhimbje”.

Lideri i ISIS, Al Baghdadi u vra disa ditë më parë gjatë një ofensive të trupave amerikane në vendstrehimin e tij në Brisha, në veri të Sirisë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë