Lehtësirat fiskale për sportistët dhe sponsorët, gati miratimi nga Këshilli i Ministrave

Në mars 2019, kryeministri Edi Rama i premtoi klubeve paketën e re ligjore, e cila parashikonte lehtësi fiskale për sponsorizimet në sport.

Premtimi fillestar ishte realizimi i ligjit brenda 100 ditëve, me afatin që u shty, madje rrezikoi edhe shtyrjen e kampionatit. 

Paqartësive po u vjen fundi, me Ligjin e Sportit që pritet të miratohet këtë të mërkurë nga Këshilli i Ministrave. Paketa e re fiskale njeh lehtësira të rëndësishme për zhvillimin e sportit. Nga përfitimet për sportistët. Taksimi 15 përqind për pagën e tyre do të ulet në 5 përqind, ndërsa ligji i ri parashikon që shpërblimet për arritje sportive do të përjashtohen nga taksat.

Lehtësirat fiskale do të zbatohen edhe për bizneset që sponsorizojnë në aktivitetet sportive, ku shifra e investuar do të njihet trefish. Pra, nëse deri më tani një biznes deklaron fitim 1 milion euro në vit dhe sponsorizon 100 mijë euro në sport, ai taksohej për 900 mijë euro fitim të mbetura, duke i paguar shtetit 135 mijë euro taksa.

Me ligjin e ri, sponsorizimi i 100 mijë eurove do të njihet si 300 mijë euro për efekt taksash dhe nga fitimi 1 milion euro, biznesi do të tatohet për 700 mijë euro, duke paguar 105 mijë euro taksa. Diferenca me të kaluarën është vetëm 30 mijë euro, por për herë të parë në tre dekada, në Shqipëri do të nisin të njihen investimet në sport.

Shkarkoni aplikacionin e A2