Marrëveshja për klimën, Macron dhe Jinping: Është e pakthyeshme

Presidenti francez Emanuel Macron dhe presidenti kinez Xi Jinping bashkojnë forcat për të shpëtuar marrëveshjen e Parisit për klimën, pak ditë pasi Shtetet e Bashkuara njoftuan nisjen e procesit të shkëputjes prej saj.

Dy vendet rikonfirmuan mbështetjen për ujdinë e vitit 2015, duke e konsideruar atë si një proces të pakthyeshëm, dhe busull për një aksion të fortë për klimën. 

“Më vjen shumë keq për zgjedhjen që kanë bërë disa të tjerë, por dua t’i shoh ato si efekte anësore, pasi kur Kina, Bashkimi Europian e Rusia angazhohen me vendosmëri, zgjedhja e një vendi nuk është e mjaftueshme për të ndryshuar kursin e botës”, tha Macron.

Në fillim të javës, administrate Trump i dorëzoi OKB kërkesën për tërheqjen nga marrëveshja klimatike, e cila angazhon vendet të reduktojnë gazrat me efekte serrë, duke ruajtur rritjen e temperaturave nën 2 gradë Celsius.

Ky ishte hapi i parë zyrtar i Shteteve të Bashkuara në procesin njëvjeçar për daljen nga pakti global, i sigluar nën udhëheqjen e presidentit Barack Obama. Por shkencëtarët e shumë qeveri në botë, po bëjnë thirrje për aksion urgjent kundër ngrohjes globale. Gjatë vizitës tre ditore në Kinë, presidenti Emanuel Macron nënshkroi marrëveshje bilaterale me vlerë prej 15 miliardë dollarësh. 

Shkarkoni aplikacionin e A2