Mazhoranca rrëzon pr/ligjin e Beqajt për faljen e gjobave të AKU

Në Kuvend është hedhur poshtë një nismë ligjore për operatorët ushqimorë, e iniciuar nga deputeti socialist Ilir Beqja, për faljen e gjobave për subjektet që nuk janë pajisur me licencë të posaçme për ushtrimin e këtij aktiviteti.

Ajo është konsideruar antikushtetuese nga kolegët e mazhorancës, të cilët kanë votuar kundër draftit.

“Subjektet ndodhen në situatë paradoksale: ishin në kushtet e moszbatimit të ligjit për 10 vite. VKM është në fuqi që nga viti 2009 dhe nuk kishte ndryshuar. AKU në atë moment ka qenë më kapilare në evidentimin e moszbatimit të ligjit, mund të kishte vepruar edhe në mënyrë më të lehtë. Në çdo inspektim nuk ka detyrimisht gjobë, por edhe lënie detyrash”, tha Beqaj.

Ndërsa Arben Ahmetaj theksoi: “Ky segment krijon premisën antikushtetuese për shkak të cenimit të parimit të barazisë dhe mosdiskriminimit, për shkak se është selektiv dhe favorizues i një kategorie specifike operatorësh ekonomikë, bën trajtim jo të barabartë mes operatorëve që kanë kryer të njëjtën shkelje në kohë të ndryshme”.

Shkarkoni aplikacionin e A2