Mbrojtësi goleador i Dortmundit, Reali “fërkon duart”

Një maroken është duke shkëlqyer me Dortmundin në kampionat, por mbi të gjitha në Champions League. Achraf Hakimi ishte ylli i mbrëmjes në përmbysjen e madhe ndaj Interit, në fitoren 3-2 të verdhezinjve.

Dortmund mban vendin e dytë në grupin që udhëhiqet nga Barcelona, ndërsa ka shënuar 5 gola, nga të cilët 4 janë realizuar pikërisht nga mbrojtësi 21-vjeçar.

Dy golat e tjerë të Hakimi janë realizuar ndaj Slavia Prague-s.

Mbrojtësi, një goleador i lindur, po shkëlqen me Dortmundin, por është Reali i Madridit që “fërkon duart” në anën tjetër, pasi marokeni është në pronësi të madrilenëve dhe është i huazuar në Gjermani prej sezonit të kaluar. Tashmë, Achraf Hakimi po shkëlqen dhe me shumë mundësi ai do të rikthehet në skuadrën ku është formuar si futbollist. Ditët e fundit, ai është shprehur se dëshiron rikthimit në Madrid.

“Nuk do të gënjej, do të doja që të kem sukses atje, sigurisht. Unë u rrita në Madrid, është klubi që e quaj shtëpi dhe do të doja që të vazhdoja të rritem si lojtar në atë skuadër”, ka thënë Hakimi.

Shkarkoni aplikacionin e A2