Moti i keq në Vlorë, pezullohet lundrimi detar

Moti i keq që ka përfshirë vendin orët e fundit ka shkaktuar pezullimin e lundrimit detar në portin e  Vlorës.

Për pasojë trageti i linjës Vlorë-Brindisi nuk është nisur drejt destinacionit për shkak të erës së fortë dhe detit me dallgë 7-8 ballë.

Kapiteneria ka këshilluar dhe mjetet e tjera lundruese që të mos dalin në det pasi mund të jetë e rrezikshme.

Shkarkoni aplikacionin e A2