Mustafi shënon, por Arsenali vijon serinë e ndeshjeve pa fitore

Goli i Shkodran Mustafit nuk i mjaftoi Arsenalit për të marrë 3 pikët në Portugali, aty ku u përball me Vitoria Guimaraes në një ndeshje të vlefshme për grupet e Europa League.

“Topçinjtë” e drejtuar nga Unai Emery barazuan 1-1 në transfertë. Ky ishte barazimi i parë për Arsenalin në grupin F pas tre fitoreve në 3 ndeshjet e para.

Anglezët zhbllokuan shifrat shumë vonë me një goditje me kokë të Shkodran Mustafit, në minutën e 81. Arsenalit i shpëtoi fitorja nga duart 10 minuta më vonë, me Duarte që barazoi shifrat në 1-1.

Në këtë takim, Granit Xhaka nuk ishte i grumbulluar.

Shkarkoni aplikacionin e A2