Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Ndikimi rus | Balla: Rezoluta e vonuar; Bushati kundër: Po futemi në ujëra të turbullta

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2019, 10:35 | Politikë
Ndikimi rus

Komisioni për Politikën e Jashtme nisi diskutimet për projekt-rezolutën "Për Ndërhyrjet e Huaja në Proceset Elektorale dhe Dezinformimin në Proceset Demokratike Kombëtare.

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, gjatë fjalës së tij në komision, tha se vendi ynë nuk mund të jetë imun ndaj dezinformimit, ndaj për këtë arsye është depozituar dhe kjo pr/rezolutë që mban të njëjtin emër me atë të Parlamentit Europian.

https://a2news.com/2019/10/30/projektrezoluta-per-ndikimin-e-rusise-atasheu-rus-qesharak-dhe-jomiqesor/

Balla deklaroi më tej se studiues të fushës paralajmërojnë se fushata dezinformuese të Rusisë apo faktorëve të tjerë në rajonin e Ballkanit Perëndimor nuk janë të drejtpërdrejta, por bazohen në një spektër të gjerë të instrumenteve diplomatike.

Deputeti i opozitës, Ralf Gjoni ka reaguar pas fjalës së Taulant Ballës në komision duke e konsideruar atë një argumentim të dobët për politikën e jashtme. Sipas Gjonit, bëhet fjalë për akte që përbëjnë vepra penale për influencë dhe lobim në zgjedhje dhe për këtë arsye pyeti nëse ka një relacion nga SHISH dhe institucionet e tjera të sigurisë për këtë çështje.

Edhe ish ministri i Jashtëm Bushati Ditmir kërkoi detaje të tjera për pr/rezolutën dhe pyeti nëse është konsultuar me qeverinë dhe a është ajo në përputhje me strategjinë e sigurisë. Sipas tij, në draftin e prezantuar, ka disa gabime që duhen riparë.

“A është konsultuar kjo iniciativë me qeverinë? A është konsultuar me qeverinë që është gardiane e buxhetit? Duhet një dokument i certifikuar, pastaj të bëjmë dhe një diskutim me dyer të mbyllura për informacionin e klasifikuar. Që në titull kemi një gabim të rezolutës. Kam bërë kërkime dhe asnjë prej parlamenteve europiane nuk ka shkuar në këtë proces. Të kemi një info nga qeveria që kush janë vendet e Ballkanit që e kanë marrë këtë nismë? Ne jemi vend trojke me Slloveninë dhe Italine për marrjen e drejtimit të OSBE. Duhet të dimë dhe qëndrimet e këtyre dy vendeve si pjesë e Trojkës. Ata që janë marrë me përkthimin e rezolutës së PE, kanë disa gabime në përkthim. Janë 20 dokumente që nuk përmendet vetëm Rusia, por edhe aktorë shtetërorë dhe jo shtetërorë, më pas vjen teksti i rezolutes. A është kjo rezolutë në përputhje me strategjinë kombëtare të sigurisë së Shqipërisë? Në rezolutë mungon prania e Shqipërisë në NATO”

Në rezolutën e depozituar nga Partia Socialiste thuhet se duke qenë se “ndërhyrjet e huaja në mënyrë të parregullt në proceset elektorale, dezinformimi dhe lajmet e rreme në proceset demokratike polarizojnë opinionin publik, nxisin akte të dhunshme dhe gjuhën e urrejtjes duke minuar demokracinë dhe zbehur besimin publik në proceset demokratike, duhet të merren sa më shpejt masa ligjore dhe administrative për të parandaluar këto dukuri.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani