Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Prezantohet plani i ri, Franca vendos kuota për emigrantë të kualifikuar

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2019, 15:52 | Bota
Prezantohet plani i ri, Franca vendos kuota për emigrantë të

Një kundërshtar i zëshëm i emigracionit të paligjshëm, presidenti francez Emanuel Macron, bën një hap të rëndësishëm drejt luftimit të fenomenit. Në një përpjekje për të kënaqur votuesit e djathtë, Macron ashpërson qëndrimin dhe vendos kuota për emigrantët që do të lejohen të punojnë në vend.

Kryeministri Eduard Philip, zbuloi të mërkurën masat e reja të qeverisë, që sipas tij synojnë të rikthejnë kontrollin ndaj emigracionit. “Ka të bëjë me sovranitetin. Ne duhet të rimarrim kontrollin e politikës sonë të emigracionit. Synimi ynë është të vendosim objektivë sasiore, ose kuota, për emigracionin profesional”, tha Philip.

Sipas tij, qeveria do të ofronte një balancë të re, mes të drejtave dhe detyrimeve. Në një ndryshim rrënjësor të politikave, autoritetet përkatëse do të identifikojnë industritë ku mungojnë kandidatë të kualifikuar dhe do të lehtësojnë punësimin e të huajave që do të mbushin boshllëkun.

Qasja është e ngjashme me atë të Kanadasë e Australisë, sipas autoriteteve. Sektorët e ndërtimit, hotelerisë dhe restoranteve ankohen prej kohësh për mungesë stafi. Ndërkaq, industritë e teknologjisë së informacionit dhe asaj inxhinierike thonë se nuk prodhojnë kandidatë të kualifikuar. Ende nuk është  e qartë sa punonjësve të huaj do t’iu ofrohen viza, apo nëse shtetësia e aplikantëve do të merret parasysh. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani