Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Prokuroria e Përgjithshme: Kemi nisur verifikimet për Arjan Ndojën që në datën 5 nëntor

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2019, 17:13 | Kronikë
Prokuroria e Përgjithshme: Kemi nisur verifikimet për Arjan

Prokuroria e Përgjithshme ka nisur verifikimet për prokurorin Arjan Ndoja, i cili ishte i përfshirë në një atentat të premten e kaluar, ku mbeti edhe i plagosur.

“Prokurori i  Përgjithshëm znj. Arta Marku prej ditës së djeshme  dt 05.11.2019  ka filluar verifikimin e fakteve të bëra publike në rastin e prokurorit Arjan Ndoja. Verifikimet konsistojnë  në mbledhjen e të dhënave për shkeljen e rregullave të papajtueshmërisë  me funksionin e magjistratit, parashikuar në nenin 103 shkronja “a” të ligjit 96/2016  “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve  në Republikën e Shqipërisë”.”, thuhet në njoftimin zyrtar të Prokurorisë.

Më herët gjatë ditës, Këshilli i Lartë i Prokurorisë i kërkoi Prokurorisë së Përgjithshme që të nise verifikimet pasi prokurori Ndoja deklaroi për A2 se drejton prej kohësh një studio ligjore, ku ofron konsulencë ligjore për çështje të ndryshme.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani